Protesta kundër dhunës dhe përdhunimeve, VIP-at që iu bashkuan marshimit (FOTO)
Në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet u mbajt sot marshimi kundër dhunës dhe abuzimeve, raste këto, të cilat për fat të keq janë shtuar ndjeshëm në shoqërinë tonë. Me sloganin “Ti nuk je vetëm”, marshimi mori shkas nga ngjarja e përdhunimit të një 15-vjeçareje nga roja i një shkolle në Babrru.
Marshimi i protestuesve për abuzimet seksuale me të miturat, ka nisur në orën 16:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku një pjesë do ndalen tek Sheshi Skënderbej dhe një pjesë tjetër do shkojnë tek Kodrat e Liqenit.
Mes protestuesve ka qytetarë të thjeshtë, gra, nëna, vajza, studente, nxënës, ish-deputete gra, anëtarë të shoqatave dhe personazhe të tjerë të njohur që janë bashkuar në moton: Për fëmijërinë e Vjedhur.