Protagoniste në klipin e ri të Kidës do të jenë 3 vajzat e njohura shqiptare

Një ndryshim aq drastik sa kthimi në bjonde i Kidës, na la të kuptonim se “diçka po zihej”.

Siç e parashikuam, ajo do të sjellë një klip të ri. Ditën e djeshme, Kida ka zbuluar vetëm pak nga kënga nëpërmjet një videoje në Instagram.

“Edhe sa” është fraza që mund të jetë titulli i këngës së re ritmike, në bashkëpunim me Mixey. Surpriza qëndron tek protagonistet e klipit, që nga fotot e postuara, zbulohet të jenë 3 vajzat e njohura shqiptare. Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, Megi Pojanin dhe Arta Elezaj. Prej ditësh ato kanë postuar foto dhe video së bashku, por vetëm dje u zbuluan pamjet nga klipi ku do jenë njësoj si “Charlie’s Angels”.

View this post on Instagram

Edhe sa sa sa?🤑💎 @mixeyofficial

A post shared by KIDA (@kida) on

Edhe sa duhet të presim? Mesa duket edhe pak. /News31.al