“Pro*stitucion, drogë dhe martesa g*ay në shtetin ‘Bektashi’”, teologu: Po keqpërdoren, po paraqiten si jo atdhetarë!
Teologu Justinian Topulli e sheh me shumë mosbesim nismën më të re të shpallur nga kryeministri Edi Rama, për krijimin e një shteti “Bektashi” brenda territorit shqiptar.
“Aty në tekstin e “New York Times”-it thoshte që “do të lejohen gratë pa shami”. Pse çfarë lidhje ka që duhet të përmendet ajo gjëja aty. Ose “do të lejohet përdorimi i alkoolit”. Pse duhet të përmendet? Shteti shqiptar e ndalon prostitucionin. Në atë shtetin bektashian mund të lejohet për shembull. Shteti shqiptar nuk lejon martesën gay, aty mund të lejohet. Ose ku e di unë, mund të sajohen lloj-lloj gjërash aty. Hashashi për shembull, se kryeministri ynë ka edhe ca tendenca për ta toleruar për arsye mjekësore. Pra flitet për një free zone”, tha Topulli në “Off the Record”.
“Kemi të bëjmë me një njeri megaloman, që do të vendosë veten e tij në histori me të tilla gjëra. Ka një ombrellë etike që e mbron, fetarisht dhe thotë: Ti je mysliman që e ndalon, ky është mysliman që e lejon”.
Sipas tij, kjo nismë bie ndesh me rolin historik që besimtarët dhe kleri bektashi ka luajtur në historinë e Shqipërisë.
“Bektashinjtë, për shkak të konfliktit që krijuan me Perandorinë Osmane, duke qenë se një pjesë e mirë, udhëheqja, ishin shqiptarë, theksuan identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe nacionalizmin shqiptar dhe u bënë prej atyre të cilët kontribuuan. Dhe kontribuuan që këta shqiptarë bektashianë të ishin pjesë e këtij shteti. Dhe janë identifikuar gjithmonë si shqiptarë. Madje edhe e quajnë edhe Naim Frashërin si shenjtor Bektashi”, tha Topulli.
“Ndërkohë që e krahason me Vatikanin. Vatikani lindi si proces i konfliktit mes shtetit italian dhe shtetit papal, për shkak të një konflikti politik dhe të armatosur. Pra ti, dashur pa dashur i bën bektashinjtë jo patriotë, sepse krijon një precedent… Këta bektashinj kanë luftuar për krijimin e shtetit shqiptar, ndërkohë tani pa pritur nuk e duan shtetin shqiptar, duan një shtet që është identitet tërësisht sektar…”.
Drejtonte motomjetin pa patentë dhe nuk i ndalon policisë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër
Sipas tij, kjo nismë mund të jetë e qëllimshme për të ulur numrin e myslimanë.
“Dhe për të hequr atë stigmën që ata vuajnë, që jemi vend me shumicë myslimane. Nuk jemi më, sepse kemi rënë në 45% tani. Një pjesë do të bëhen bektashinj tani, se nga qejfi për të marrë pasaporta bektashiane dhe do të biem në 20-30%… Kjo është e qëllimshme, është politike. Bektashinjtë janë tentuar të keqpërdoren nga politika por nuk ia kanë dalë edhe falë urtësisë të atyre burrave të mençur”, tha Topulli.
Ora News