Propozimi që vjen nga Franca: Të shitet Mona Lisa për 50 miliardë euro që të përballohet kriza
Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 është një realitet tashmë edhe në fuqitë e mëdha europiane.Ndërsa Gjemania dhe Franca bëhen gati të hartojnë njëplan financiar për të ndihmuar BE-në në këtë kohë krize, një propozim vjen nga CEO i ‘Fabernovel’.
Propozim që ka shkaktuar shumë debate. Stephane Distinguin, themeluesi i kompanisë franceze të shërbimeve dixhitale, propozon shitjen e pikturën e Mona Lisa-s. Mona Lisa apo “La Gioconda” është një nga pikturat më të famshme në botë, kryevepër e Rilindjes e realizuar nga Leonardo da Vinci gjatë shekullit të 16-të.
Ajo qëndron prej shumë vitesh në muzeun e Louvre në Paris dhe është pronë e shtetit francez. Distinguin thotë se Franca duhet ta shesë për 50 miliardë euro pikturën, në mënyrë që të përballojë krizën ekonomike.
Mona Lisa konsiderohet nga ekspertët si vepra e artit më e njohur dhe më e vizituar në botë. Për të cilën është shkruar e kënduar më shumë nga të gjitha. Në 1962 ajo u sigurua për 100 milionë dollarë, ekuivalentja e 650 milionë dollarëve në vitin 2018. Mban rekordin në Guinness për këtë fakt.
/News31.al