Propozimi mijëra Euro për Elvana Gjatën në Prishtinë, këngëtarja merr unazë diamanti
Kur je me fat, je me fat…Pak orë para nisjes së koncertit në Prishtinë, Elvana Gjata, ka pranuar një unazë diamanti e cila kushton mijëra euro. Këtë lajm e ka bërë të ditur miku i saj më i mire e bashkëpunëtori, Valdrin Sahiti, përmes një videoje të postuar në Instagram. Koncerti ku Elvana do të performojë live, do të mbahet tek hapësira e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Këngëtarja ka postuar ditë më parë fotografi nga provat për të qenë sa më perfekte duke u kujdesur për çdo detaj, por unaza e cila i erdhi sot dhuratë, me siguri ka emocionuar Elvanën por në të njëjtën kohë edhe gëzuar, shkruan Prive. A mori propozim Elvana apo çfarë nënkuptoi kjo unazë prej diamanti, mund ta kuptoni ekskluzivisht në edicionin e fundit të emisionit Prive. Pra, Elvana paska akoma më shumë për të festuar sot.