Propovimi i librit, Ermal Meta i bën thirrje live gjyshes: O nëna eja se do jem shumë i lumtur

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka mbëritur në Shqipëri për promovimin e librit të tij “Domani e per sempre”. Në një intervistë për emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Meta tha se personi i vetëm që do të donte të kishte në promovimin e librit ishte gjyshja e tij. Po ashtu ai ka thënë se pas dy javësh do të nisë punën për një album dhe libër të ri.

“Unë shpresoj që të vi gjyshja ime, nuk e di nëse do vi dot apo jo, por unë dua që të vi gjyshja ime. Nëse do vi do jem shumë i lumtur E mora qëparë në telefon dhe i thash nëna eja me promovimi i librit. Nuk e di më tha, por nëse nuk vjen ajo do shkojë unë te ajo, pas promovimit. Për dy javë do nisë të shkruaj një album të ri si dhe një libër të ri. Kam disa ide por nuk jam ende i kthjellët, por kur nuk jam i kthjellët do të thotë se kam disa ide që më interesojnë,” tha Meta.

“Nesër e Përgjithmonë” është një roman i shkruar nga këngëtari shqiptar Ermal Meta. Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.