
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu u pyet për dy orë sot në SPAK
Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Allajbeu ka qëndruar për rreth dy orë brenda ambienteve të SPAK, ndërsa nuk dihet me çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm.
Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt.
Pak ditë më parë, Allajbeu u shfaq në një foto me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK, ku për çështjen në fjalë është pyetur për vetëm dy orë, raporton VNA.al.
voxnews.al