Prokuroria nis hetimet për vdekjen misterioze të 23-vjeçares në Tiranë/ U tha se ndërroi jetë nga…
Policia ka referuar në prokurori të dhënat e grumbulluara gjatë hetimeve për vdekjen e një 23-vjeçareje, e cila u gjet pa shenja jete në banesën me qira, në të cilën banonte në rrugën ‘Teodor Muzaka’ në Tiranë.
Vajza jetonte e vetme ne Tirane, ku studionte për ekonomik, ndërsa 2 prindërit i kishte në Greqi. Ngjarja është regjistruar paraditen e datës 18 maj. Pas njoftimit të policisë dhe ekzaminimeve paraprake, u dyshua se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë.
Megjithatë, rasti u pa me prioritet nga ana e policisë dhe iu çua për vlerësim Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë në shqyrtim gjithë provat materiale të gjetura në shtëpinë e të resë, si edhe raportin mjekoligjor të nxjerrë nga ekspertët. News24 ka kontaktuar me të afërm të 23-vjeçares, të cilët nuk kanë ngritur pretendime në lidhje me ndarjen e saj nga jeta.