Projekti i ri i Loredanës tregon shumë për atë që po ndodh me jetën personale të reperes

Pas zgjidhjes së problemeve me ligjin, Loredana është gati të vazhdojë rrugëtimin e saj në muzikë. Këngëtarja para disa javësh paralajmëroi publikimin e albumit “Medusa”, por fillimisht ajo ka vendosur të servirë një këngë të re për fansat e saj.

“Rockstar” mban titullin projekti më i ri i Loredanës, që pritet të jetë gjithçka që po priste publiku. Reperja ka zbuluar fare pak nga teksti, nëpërmjet postimit të fundit në Instagram. “Çdo polic e di që unë jam Lori, por sillen me mua sikur të më quajnë Tony! – ROCKSTAR, e enjte 23:59”, ka shkruar Loredana. Në ato pak sekonda që shihen në postimin në rrjet, duket se videoklipi i këngës së re do të jetë diçka krejt ndryshe.

View this post on Instagram

Jeder Bulle weiß ich bin Lori, doch behandeln mich, als wär mein Name Tony! – ROCKSTAR Donnerstag 23:59

A post shared by Loredana (@loredana) on

Sipas fansave, por edhe disa fotove e videove që qarkullojnë kudo në median online, Loredana dhe Mozzik duket se po rikthehen sëbashku. Me pak fjalë, gjithçka po shkon më së miri për reperen! Fokusi për Lorin tashmë mban vetëm emrin e muzikës. /News31