Programi i internshipeve në One Telecommunications
Pavarësisht interesit tonë akademik, do ishte e vështirë të mendonim për shkollën pa marrë parasysh rrugëtimin që na pret pas përfundimit të studimeve. Programi “The One Intern” në One Telecommunications ofron një mundësi unike për studentët universitarë dhe të sapodiplomuarit, për të përftuar një përvojë profesionale dhe të zhvillojnë edhe më tej aftësitë e tyre praktike.
Ndër vite, One Telecommunications ka tërhequr dhe u ka dhënë mundësinë studentëve të talentuar që të përmirësojnë dhe zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre akademike, duke i ofruar praktikën dhe duke i angazhuar në strukturat specifike në kompani në përputhje me fushën e tyre të specializimit, me qëllim t’i ndihmojë gjatë hapave të parë të karrierës së tyre.
Përgjatë 3 viteve te fundit, One i ka dhënë edhe më shumë rëndësi dhe fokus studentëve duke krijuar një program tërësisht të dedikuar për ta. Në këto 3 vite, në total 80 studentë dhe të sapodiplomuar kanë kryer praktikën e tyre profesionale në një nga departamentet e One Telecommunications.
Në këtë periudhë transformimi, investimesh të konsiderueshme dhe zgjerimi të One Telecommunications, 20 praktikantëve të motivuar, të cilët janë përshtatur më së miri me kompaninë dhe vlerat e saj dhe kanë ndarë vazhmimisht me ekipin idetë e tyre inovative për përmirësime, iu është ofruar mundësia për t’u punësuar më kohë të plotë, duke qënë pjesë e përhershme e ekipit të punës në departamentin ku kanë kryer praktikën.
Eni Ahmeni, Specialiste e Prokurimeve në Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës, thotë se kjo praktikë i ka dhënë mundësi të thellohet edhe më tej në njohuritë e saj profesionale: “Pas mbarimit të studimeve për Logjistikë dhe Menaxhim në vitin 2019, nuk mund ta anashkaloja mundësinë e praktikës profesionale te Departamenti i Prokurimeve në One. Vetë praktika, por edhe pozicioni i punës në të cilin u promovova më pas, më ka dhënë një njohuri më të gjerë se si aplikohen konceptet e zinxhirit të furnizimit në kontekste të ndryshme profesionale dhe përgjatë zhvillimit të projekteve të ndryshme që kemi ndërmarrë si departament.”
Në tërësi, programet e internshipit të ofrojnë mundësinë për të mësuar më shumë rreth një praktike të caktuar profesionale, por ndër të tjera, praktikantët brendësojnë edhe vlerat e koproratës.
Klementina Velo, e emëruar së fundmi si Specialiste e Burimeve Njerëzore, na rrëfen:“gjatë zhvillimit të praktikës sime në Departamentin e Burimeve Njerëzore në One, kam pasur shansin të fitoj një këndvështrim të ri dhe një panoramë të qartë të ndërveprimit profesional në një mjedis korporativ. E gjtihë kjo përvojë më dha një mundësi unike për të mësuar rreth një fushe në të cilën nuk kisha përvojë paraprake. Sidoqoftë, kjo përvojë do ishte e pamundur pa ndihmën dhe frymën e bashkëpunimit që kam gjetur te kolegët e departamentit tim”.
Krahas mundësisë për zhvillimin e aftësive profesionale, programi i internshipeve në One Telecommunications ofron një mundësi të përkryer për punësimin e mëtejshëm të praktikantëve në kompani. Njohja me proceset e punës dhe ndërveprimi i vazhdueshëm me kolegët e departamenteve të tjera, i jep shansin praktikantëve të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional duke siguruar edhe një përmirësim të aftësive të lidershipit dhe komunikimit.
Doris Rapi, fillimisht intern dhe tanimë Specialiste e Lartë e Kontabilitetit shprehet se: “Sistemi i proceve të punës është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nxit ndërveprimin e vazhdueshëm me kolegët e departamenteve të ndryshme dhe rrjedhimisht ndihmon në krijimin e një rrjeti të gjerë profesional, i cili është padyshim një nga pikat kyce në rrugëtimin e karrierës ku me kalimin e kohës, zhvillohen edhe aftësitë e lidershipit dhe komunikimit duke siguruar një përgatitje të denjë per hapat e radhës.”
Programi i praktikës profesionale “The One Intern” në One Telecommunications është një program i hapur përgjatë gjithë vitit. Në bazë të interesit profesional të aplikantëve dhe nevojave të departamenteve të One, të gjithë të interesuarit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke vizituar website-in tonë.