Profil/ “Profesionisti” Jean-Paul Belmondo, i shëmtuari që bëri botën për vete
Fytyra e tij goditëse, stili lakonik dhe buzëqeshja mashtruese pushtuan imagjinatën e të rinjve francezë të viteve 1960.
Jean-Paul Belmondo ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare. Ai ishte rebeli i akullt i “Valës së re” të kinemasë franceze të tipizuar në filmin klasik të Jean-Luc Godard të vitit 1960, “Pa frymë”.
Performanca e tij humoristike si një hajdut i dënuar apo dhe tifozi i Humphrey Bogart mori vëmendjen e publikut edhe pse ai nuk ishte një James Dean.
Jean-Paul Belmondo lindi në Neuilly-sur-Seine, një periferi e Parisit më 9 prill 1933, i biri i skulptorit Paul Belmondo, statujat e të cilit zbukurojnë shumë parqe parisienë.
Atmosfera shumë boheme e edukimit të tij pati një efekt formues tek ai.
Dështoi në shkollë dhe u bë një boksier amator. Në karrierën e tij jetëshkurtër sportive, fitoi 15 nga 23 ndeshjet e tij para se të hiqte dorë për t’u përqendruar në aktrim.
Hunda e tij me gunga, ishte rezultat i një sherri në sheshin e lojërave të shkollës.
Pasi performoi në skenë në teatrot provinciale, ai “pushtoi” kinemanë me rolin e Laszlo në filmin e “Mashtruesit” të vitit 1958. Një kritik e përshkroi atë si “një njeri befasisht të shëmtuar”. Imazhi i tij u rrit pas disa filmave aksion.
I vendosur për të mos qenë stereotip, Belmondo gjithashtu pranoi role më të vështira siç ishte intelektuali idealist i “Çoçarja” në vitin 1961.
Ai shkëlqeu më pas mes yjeve botërorë në prodhimet ndërkombëtare të tilla si “Po digjet Parisi?” (1966), “Mashtrimi i James Bond Casino Royale” (1967), me Alain Delon në filmin me gangsterë
Më pas u largua nga filmat aksion duke deklaruar se “Nuk donte të ishte një gjysh fluturues i kinemasë franceze”.
Në 1987 Belmondo u kthye në skenë për herë të parë për gati 30 vitesh dhe ndau punën e tij midis teatrit dhe filmit për pjesën tjetër të karrierës së tij.
Dy vjet më vonë ai fitoi një çmim “Cesar”, ekuivalenti francez i “Oscar”.
Jean-Paul Belmondo u divorcua nga gruaja e tij e parë Elodie në 1965. Martesa e tij e dytë me Constantin gjithashtu dështoi. Më vonë ai pati lidhje të gjata me aktoret Ursula Andress dhe Laura Antonelli.
Publiku i kinemasë brenda dhe jashtë vendit u tërhoq nga hijeshia e tij dhe shpërfillja në dukje, për çfarëdo absurditeti që po ndodhte në ekran. Ai u zgjodh nga revista “Empire” si një nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit. ©LAPSI.al