PROFIL: Kush është Danela Arsevska? Gruaja që solli dorëheqjen e Zoran Zaev

Prej pavarësisë së shtetit, është hera e parë që me qytetin e Shkupit do të udhëheq një femër. Danela Arsovska në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale fitoi kundër kandidatit Petre Shilegovit. Kjo fitore shkaktoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pasi LSDM humbi Shkupin dhe një celulë tjetër të Ohrit, Manastirin dhe Đevđ.

42-vjeçarja Danela Arsovska, ishte e mbështetur nga partia opozitare e krahut të djathtë anti-evropiane VMRO DPMNE (e cila fitoi 20 komuna) dhe partnerët e saj shqiptarë “Aleanca për Shqiptarët” dhe Besa.

Arsovska është anëtare e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane dhe dikur ishte kryetarja e parë grua e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Juristja dhe ekonomistja e re, përveçse në Maqedoni, ka studiuar në Oksford dhe në Universitetin e Sheffield-it dhe ka një karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare. Që nga viti 2016 ajo është anëtare e komisionit ICSID të Bankës Botërore në Uashington, ndërsa nga viti 2017 në Gjenevë.

Por fushata ishte e “pistë”, megjithatë ajo ia doli që të mbijetojnte…Rivali i saj nga LSDM-ja në pushtet, Petre Shilegov, e akuzoi atë (dhe bashkëshortin e saj) se kishin marrë nënshtetësinë bullgare në vitin 2011 por ky detaj nuk e dëmtoi në zgjedhje.

Ndërkohë nga ana tjetër Maqedonia e Veriut po përballet me ditë të vështira dhe do të duhet që t’i nënshtrohet zgjedhjeve parlamentare. Pyetja është nëse Arsovska do të jetë e kënaqur tani me Shkupin në krahët e saj, apo do të provojë diçka tjetër edhe në nivel kombëtar.

(k.m/dosja.al)