Profesori i sizmologjisë tregon se kur do të përsëritet tërmet si ai i 26 nëntorit
Profesori i sizmologjisë Shyqyri Aliaj deklaroi se do të duhet që të kalojë një kohë e gjatë, përpara se në Shqipëri të mund të përsëritet tërmeti i 26 nëntorit.
“Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull. Kjo tani është e provuar”, u shpreh ai në emisionin “Open” në top Channel.
Ai tregoi se së bashku me kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi Koçiu dhe Betim Muço, prezantuan në vitin 2013 një hartë të re sizmike. Ata i bënë thirrje qeverisë që të përditësonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit për shkak se tani po ndërtohen pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra. Por atëherë harta nuk u mor parasysh.
Kujton se të njëjtën gjë bëri edhe regjimi komunist.
“Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, u shpreh Aliaj.