Produksioni reagon për përjashtimin e Adës dhe Edit nga “Për’puthen”
Ada dhe Edi njoftuan para pak ditësh se ata janë përjashtuar nga “Për’puthen”. Shkak u bë raporti i tyre shumë i afërt jashtë emisioni të dashurisë, ani pse ata të dy u takuan sa ishin në studio.
Me anë të një lidhjeje live Edi ishte ai që sqaroi gjithcka sa i përket dëbimit nga emisioni.
Sakaq, ditën e sotme moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi janë ftuar që të thonë versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por nuk kanë pranuar.
Vendimi i produksionit ishte përjashtimi i të dyve, duke thënë se takime të tilla që cënojnë besueshmërinë e “Për’puthen” nuk do të lejohen. /Prive.al