Producenti i njohur tregon momentin kur puthi Beyonce-n para Jay Z: “Mendova se jeta ime mbaroi aty”

Duhet të jesh vërtetë i talentuar dhe të jesh ngjitur shumë lartë në karrierën tënde artistike, që të gjendesh në një dhomë apo të punosh me Beyeonce-n dhe Jay Z. Imagjino pastaj që ta puthësh divën e muzikës, edhe pse aksidentalisht. Lërë pastaj kur aty ka qenë edhe bashkëshorti i saj, i cili ka parë të gjithë skenën. Kjo është historia që ka treguar producenti i njohur, Benny Blanco, i cili mendoi se do të “vdiste” fiks pasi Jay Z e pa duke puthur Beyonce-n, edhe pse padashje. Në një intervistë për “Apple Music”, muzikanti tregoi historinë e 10 viteve më parë, kur çifti i famshëm e kishte ftuar në shtëpinë e tyre në Hampton, bashkë me disa producentë të tjerë.

“Isha duke luajtur muzikë dhe Jay Z ishte aty, thjesht po pinim, po bisedonim. Ai erdhi pranë meje dhe po bënte freestyle thuajse në veshin tim. Dhe unë po mendoja: Jay Z është këtu, po pi bashkë me mua, ndërsa Beyonce po bënte disa melodi dhe ai po bën freestyle. Dhe më pas do shkonim në pishinë. Në këtë momente pyet veten: A është kjo jeta ime?”– tregoi Blanco, ndërsa incidenti i puthjes, ndodhi në fund të mbrëmjes.

Teksa po përshëndeteshin, ai donte ta puthte Beyonce-n në faqe, por le të themi që “doli huq”:

“E putha në cep të buzës, madje në buzë. Po mendoja: O Zot kjo është gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Me cep të syrit pashë Jay Z që po më shihte. Aty pastaj thashë, okay tani do vdes, jeta ime mbaroi, gëzohem që ju njoha.”

Gjithesi çdo gjë kishte përfunduar mirë dhe përveç një vështirmi, as Beyonce dhe as Jay Z nuk i kishin thënë gjë. Kujtojmë se Benny Blanco është producent i këngëve “Diamonds” nga Rihanna, “Teenage Dream” nga Katy Perry, “Moves Like Jagger” nga Maroon 5, “Tik Tok” nga Kesha apo së fundmi, “Lonley” nga Justin Bieber.

/News31

Burimi: People