Problemi i Dafinës në video-n me Dj Geek është ai që kanë shumë vajza…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E këtë dashuri ata e tregojnë shumë shpesh edhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë postimet me njëri-tjetrit. Ashtu si ka shpërndarë dhe disa orë më parë Dafi një video ku dyshja duket se janë me pushime (jo vetëm pasi bashkë me ta ndodhet dhe këngëtarja Kida dhe skuadra e tyre) dhe teksa pozojnë bashkë për një ‘video selfie’, bukuroshja ka hasur një ‘problem’. Këngëtares i ka ikur filtrin duke i kaluar te partneri i saj dhe besojmë se dhe ju u ka ndodhur shumë herë dhe për vajzat është gjithmonë shumë bezdisëse.

Kur kërcen filteri

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Së fundmi burime të sigurta kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime.

Top Albania Radio