Problemet nuk kanë të sosur për Shakira-n
Problemet e Shakira-s vazhdojnë pasi tashmë ka pasur konfirmim se ajo do të duhet të shkojë në gjykatë në Barcelonë për t’u përballur me gjyqin për akuzat për mashtrim tatimor.
Artistja 45-vjeçare ka refuzuar ofertën e prokurorisë së Barcelonës dhe ka besim se do të shpallet e pafajshme.
Artistja kolumbiane u akuzua për katër vepra kundër autoriteteve tatimore, në të cilat dyshohet se mashtroi 14.5 milionë euro midis 2012 dhe 2014, vite në të cilat supozohet se u përpoq t’i bënte autoritetet të besonin se ajo nuk jetonte në Spanjë.
Shakira e bindur se është e pafajshme
Që prej zbardhjes së fakteve, ekipi ligjor i Shakirës kanë qenë në kontakt me Prokurorinë, duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje që dënimi të mos jetë aq i rëndë.
Megjithatë, pavarësisht negociatave intensive, palët nuk arritën mirëkuptim dhe avokatët e këngëtares njoftuan vendimin e tyre për të refuzuar ofertën dhe, për rrjedhojë, për të shkuar në gjyq.
Në një deklaratë nga ekipi që përfaqëson ish-partnerin e Gerard Pique, avokatët zbulojnë se, në këtë kohë, Shakira dëshiron ta “lënë çështjen në duart e ligjit, me paqen e mendjes dhe besimin se drejtësia do të provojë të drejtën e saj”. /Prive.al