Probleme sërish! Çfarë ndodhi me Instagramin e Luiz Ejllit këtë herë?
Vijon saga e Instagramit të Luizit.
Mëngjesin e sotëm profili i tij i vetëm zyrtar në mediat sociale nuk hapet. Nëse kërkoni rezulton se ka postime që nuk shfaqen dhe nuk mund të kryeni asnjë veprim tjetër.
Për shembull, nëse tentoni të kërkoni se kë ndjek, del se kërkesa juaj nuk mund të plotësohet.
Nuk dihet nëse ka sërish problem, apo ndoshta është një taktikë marketing. Dhe pse nuk duket si e tillë, por si një problem teknik.
Ndoshta dikush ka tentuar ta hakëroj. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar prej tij ose personave që e manxhojnë.
Kujtojmë se adresa e tij e parë u hap nga mikesha e tij, Jurgena. Asokohe Luizi arriti 700 mijë ndjekës për dy muaj. Më pas Luizi nënshkroi një kontratë me Top Channel duke ua kaluar atyre të drejtat e imazhit.
Instagrami i tij u mbyll dhe pak para se ai të dilte nga shtëpia e famshme u hap një tjetër nga Kiara dhe menaxherët e Luizit. Ditët e fundit faqja u mor nga Luizi i cili deklaroi se po e menaxhonte vetë. Në Instagram ai kishte 572 mijë ndjekës dhe 34 postime.