
Prive zbulon: Ja kush është i dashuri i ri misterioz i Dafinës
Portali “Indeksonline” publikoi pamjet e para të Dafinës me të dashurin e ri.
Dyshja prej disa ditësh dalin publikisht dhe shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Deri tani nuk u kuptua identiteti i tij por Prive.al ju sjell detajet.
Prive.al mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo fort e njohur në rrafshin e shoubizzit.
Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në vend.
Një prej tyre merret me tregti me shumië të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.
Pavarësisht aludimeve mbi raportin me DJ Geek kur po vazhdojnë të jenë bashkë në skenë, nuk ka më dilema.
Dafina veçse është e lumtur në një lidhje të re! /prive.al