Prive Paparazzi: Shqipja e ‘Përputhen’ vetë e dyta në Dubai

Prej disa ditësh, Shqipe Hysenaj, një nga protagonistet më të komentuara të sezonit të kaluar të “Përputhen” po shijon pushimet në Dubai.

Përgjatë kësaj periudhe, ajo ka qenë mjaft aktive në bashkëbisedim me ndjekësit që kanë pasur pyetje nga më të ndryshmet. Mes tjerash, nuk mungonte kurreshtja se nga kush po shoqërohet bukuroshja.

Me humor, Shqipja ka thënë se është me dikë por pa treguar më shumë.

Sidoqoftë, as kjo pjesë nuk mbeti pa u kuptuar.

Prive.al ka arritur të sigurojë disa fotografi ekskluzive të Shqipes me shoqëruesin e saj.

Për shtatë palë qejfe, ata shihen teksa shijojnë plazhin, temperaturat përvëluese dhe detin e resorteve luksoze të destinacionit të njohur të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mbetet të kuptohet në vijim se kush është ky person që po shoqëron Shqipen. Duke qenë se është treguar në vazhdimësi e hapur me publikun, besojmë që nuk do të vonojë shumë deri në shpalosjen e risive të jetës së saj, të cilat duken të jenë me bollëk. /Prive.al