
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Arbana Osmani sjell në jetë Diellin
Pritjes së ëmbël për moderatoren Arbana Osmani i ka ardhur fundi. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.
Lajmin e bukur e ka ndarë me të gjithë partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj. Ai ka ndarë një foto me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
“Lindi Dielli”, shkruan Grishaj, duke zbuluar kështu se si kanë zgjedhur ta quajnë bebushin e tyre. Dyshja është shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar.
Kujtojmë se Arbana është edhe nënë e një djali më të rritur të quajtur Joni, i cili është mjaft i lumtur që tani është një vëlla i madh.