Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Xhensila Myrtezaj lind vajzë
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi…Sot është një nga ditët më të lumtura në familjen Kallaku. Këngëtarja aq e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj nga sa mësohet është bërë nënë ditën e sotme.
Gazeta Shqiptare mëson ekskluzivisht se këngëtarja ka sjellë në jetë të voglën e saj në një spital privat dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
I urojmë jetë të gjatë vogëlushes! Dhe tashmë presim që çifti Xhensila dhe Bes Kallaku të na tregojnë emrin që kanë zgjedhur për të voglën, sipas Ballkanweb. Prandaj dhe babi Besi dhe mami Xhensila nxitonin t’i bënin dhomën gati princeshës së tyre.