Pritjes po i vjen fundi, Adelina Tahiri tregon më shumë seç duhet në prag të lindjes

Pritja e ëmbël për këngëtaren Adelina Tahiri, duket se është drejt fundit. Ditët kanë filluar të numërohen mbrapsht dhe Adelina shfaqet më seksi se asnjëherë. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto nga seti fotografik i shtatzënisë, ku tregon barkun e rrumbullakosur e veshur me një këmishë xhins, e cila tregon më shumë seç duhet. Kjo është hera e parë që këngëtarja shfaqet kaq hapur që nga momenti kur lajmi i shtatzënisë u bë i ditur, shkruan Who. Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas Serjoza Markov, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili është djalë.