Pritjes po i vjen fundi, Adelina Tahiri gati të lindë djalin
Vetëm edhe pak, fare pak kohë ka mbetur që nga dita kur këngëtarja Adelina Tahiri, ta mbajë për herë të parë në krahë djalin e saj. Tahiri që u martua në fillim të këtij viti, po pret t’i vijë në jetë një djalë dhe ka mbetur pak kohë që nga ai moment. Këtë lajm e ka dhënë edhe vetë këngëtarja, e cila në profilin e saj në Instagram ka publikuar një fotografi me barkun e rrumbullakosur, ku shkruan se “97%” e pritjes ka marrë fund. Megjithatë, ajo s’e ka thënë se kur do të lindë, e nëse lindja do të jetë lindje normale apo me operacion cezarian, shkruan Prive. Por sigurisht, ajo do i njoftojë fansat e saj në momentin që do të bëhet mama.