Pritja mori fund, Ledri dhe Sara bëhen me vajzë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha mësohet të jenë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme.

Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur për ‘Express’ se Sara ka sjellë në jetë vajzën e saj, pritja për të cilën e ka emocionuar shumë prej kaq muajsh.
Dyshja nuk ka bërë asgjë publike në rrjete sociale, ndërsa mediat rozë kanë nisur raportimet për lindjen e vajzës së tyre të parë.

Disa muaj më parë, Vula i dedikoi edhe projektin muzikor ‘Si baba’ vajzës së tij dhe tregoi se pritja e një vajze ka ndryshuar dhe sjelljen e tij ndaj Sarës./revistawho.com