“Prit o prit, direkt tek krevati ti”, Ilda Bejleri ia pret shkurt Manushit nga dhoma e gjumit: Nuk bëj kompromise…
Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ditën e djeshme ishte në një lidhje direkte me emisionin “E Diell”, ku me kërkesë të Ed Manushit tregoi çdo cep nga shtëpia e saj, duke theksuar se nga gjërat më të rëndësishme në shtëpi është pista e vrapit, që e ka ndihmuar të kalojë karantinën lehtë.
Por, në një moment, teksa afrohej në dhomën e gjumit, Ed Manushi i ka përmendur krevatin. Moderatorja sportive që nuk i le pas batutat, iu kthye Manushit që të durojë e mos ta ketë mendjen tek krevati.
Ed Manushi: Ku po shkojmë, tek krevati?
Ilda Bejleri: Prit o prit ti, tek krevati direkt…
Kjo është dhoma ime e gjumit, që fle vetëm unë. Unë kam një krevat të stërmadh, sepse jam nga ata njerëzit që kur fle dua shumë hapsirë, edhe krevati im është dy me dy , kështu që nuk bëj kompromis për këtë fakt.
Nuk është hera e parë që Ilda Bejleri tregon pamjet nga apartamenti i saj luksoz. Kësaj radhe vendosi të tregonte më me tepër detaje, ambjentet e shtëpisë, ku ka kaluar plot 46 ditë në karantinë.
R.L/Dosja.al