Prit, çfarë? J. Lo e ‘parashikoi’ martesën në Las Vegas me Ben Affleck, 20 vite më parë!

20 vite më parë, Jennifer Lopez bëri një shaka për martesën me Ben Affleck në Las Vegas.

Në një intervistë të vitit 2002, ajo pyetet për dasmën me aktorin.

“Si do ia bëni për dasmën? A ka një ishull aq të shkretë sa të martoheni ju?”, pyet Carson Daly.

J. Lo përgjigjet me “Nuk e di” dhe direkt më pas, përmend “Vegas!”, duke qeshur.

Lopez dhe Affleck fillimisht ishin bashkë nga viti 2002 deri në 2004, por e ndërprenë dasmën e tyre në shtator 2003 për shkak të vëmendjes së madhe të medias.

Çifti nuk u martua asokohe dhe të dy krijuan familje me njerëz të ndryshëm përpara se të rinisnin lidhjen e tyre në vitin 2021.

Lopez ka binjakët Emme dhe Max, 14 vjeç, me Marc Anthony, ndërsa Ben ka Violet, 16 vjeç, Seraphina, 13, dhe djalin Samuel, 10 vjeç, me Jennifer Garner.

Us Weekly konfirmoi të dielën, më 17 korrik, se dyshja u martua pikërisht në Las Vegas, Nevada, ashtu siç Jennifer supozoi 20 vite më parë!

Dashuria vonon, por nuk harron?!

Anabelmagazine