
Prisni pak! Noizy po realizon një film?
Para pak ditësh Noizy i trembi fansat kur postoi foto të fytyrës së tij të gjakosur.
Duke qenë se postimi u bë vetëm pak ditë para Halloween-it, u mendua të ishte një “prank”.
Por, ditët e fundit Noizy ka qenë në shoqërinë e aktorit Blerim Destani dhe nga postimet kemi kuptuar se ata po xhirojnë diçka së bashku.
Një skenë e vërtetë filmi dhe të gjitha pajisjet që duhen në xhirime ishin të pranishme. Duke e lidhur edhe me fotot ku reperi shfaqej me fytyrë të gjakosur mendojmë se Noizy po realizon një film.
Filmi mund t’i përkasë zhanerit “Aksion” dhe deri më tani janë realizuar 4 ditë xhirimesh.
Iconstyle