Prisni, a paguajnë të famshmit për të marrë pjesë në Met Gala?

Met Gala, ose Met Ball/Met Gala Ball, është një organizim vjetor, i mbajtur të hënën e parë të majit që lidhet me hapjen e ekspozitës pranverore në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në New York. Met Gala shërben edhe si mbledhje fondesh për muzeun duke bashkuar emra të rëndësishëm të modës dhe Hollyëood-it.

Për shumë spektatorë online, lista e të ftuarve ka qenë prej kohësh një pikë interesi – veçanërisht kohët e fundit, pas raportimeve se redaktorja e Vogue dhe kryetarja e Met Gala, Anna Wintour po ‘godiste’ të ftuarit. Disa supozuan se kjo do të thoshte se i gjithë klani Kardashian nuk do të kthehej, por Page Six konfirmoi se Kim do të merrte pjesë.

Procesi se kush ftohet dhe si ka qenë gjithmonë pak i mjegullt. Ne e dimë se Wintour miraton personalisht të gjithë ata që marrin një ftesë. Por këto ftesa vijnë me një çmim të lartë, dhe këtë vit, një vend thuhet se kushton 50,000 dollarë.

Sa kushtojnë biletat e Met Gala?

Sipas New York Times, një biletë e vetme kushton 50,000 dollarë, ndërsa tavolinat fillojnë me 300,000 dollarë. Megjithatë, kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, vetëm vitin e kaluar, biletat ishin ende 30,000 dollarë– një rritje çmimi që po bën që disa donatorë ta bëjnë ‘skip’ ngjarjen e këtij viti, edhe pse paratë janë për bamirësi. (Fakt: përpara përfshirjes së wintour në 1995, biletat kushtonin vetëm 1000 dollarë.)

Çfarë përfshihet në çmimin e biletës?

Epo, darkë – dhe akses në festën më ekskluzive në botë. Të ftuarit gjithashtu marrin pjesë në after party ku performon një i ftuar muzikor.

A paguajnë të famshmit për biletat?

Personat e famshëm zakonisht marrin pjesë falas, pasi stilistët ose vetë markat blejnë biletat dhe ftojnë yjet e tyre atje. Por edhe nëse një markë shpenzon qindra mijëra për një tavolinë, ata që ulen në atë tryezë duhet të miratohen nga Ëintour.

A mund të marrin pjesë të famshmit pa një sponsor ?

Nëse të famshmit nuk kanë një sponsor, ata mund të marrin ftesën nga Ëintour dhe të mbulojnë tarifën e biletës.