Prishet miqësia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit? Ky veprim i tha të gjitha
Prej vitesh, Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi mbahen mend si shoqe të ngushta. Modelet bukuroshe shpesh herë kanë postuar momente në bashkë në rrjete sociale, por kohët e fundit kanë munguar. Dyshja prej muajsh nuk ka publikuar foto apo video në shoqërinë e njëra-tjetrës, gjë që ka rënë në sy te ndjekësit e tyre.
Por, “bomba” nuk është kjo. Miqësisë së dy yjeve të revistave mund t’i ketë ardhur fundi pasi siç shihet, ato janë fshirë nga Instagrami. Xhesika dhe Adrola nuk e ndjekin më njëra-tjetrin në rrjetin social.
Ndërkohë, story i fundit i Dushit duket si një “thumb” i hapur për Berberin. Ajo shkruan: “Nuk mund t’i ndryshosh njerëzit rreth teje, por mund të ndryshosh njerëzit që të rrethojnë,”.
Mos ndoshta Adrola sapo na tha që nuk arriti të ndryshojë cilësi apo veprime të Xhesikës dhe e largoi kështu nga vetja?! Kjo mbetet për t’u parë! /News31