Prishet miqësia? Efi e kupton se Luizi e do jashtë!

Hyrja e banorëve të vjetër ka trazuar ujrat e shtëpisë.

Midis katër ish-banorëve ishte edhe Kiara,e dashura e Luizit dhe me të parë atë,këngëtari i vuri menjëherë kryqin ish shokëve si Efit dhe Ronaldos.

Ai filloi fushatën kundra Bledit dhe pastaj do merret me ata të dy që në finale të shkojë me Kiarën i sigurt.

(E keni vënë re që Luizi sillet si zot shpie dhe vendos ai kush rri e kush ikën duke mos konsideruar fare që është një publik që vendos?) Por nejse…

Publiku është zhgënjyer nga Luizi dhe kjo duket qartë në komente,askujt nuk i pëlqen ‘mosmirënjohja’ e tij ndaj Efit e cila i qëndroi në krah kur kishte gjithë shtëpinë kundër dhe pa e ditur sa i dashur ishte jashtë.

E këtë gjë e ka kuptuar edhe Efi e cila gjatë darkës me Gertin,Bledin dhe Kristin thotë se Luizi kur mori vesh se në finale shkon vetëm 1 person nuk i interesoi më ajo.

Ndoshta Dea nuk e kishte dhe aq keq kur tha se Luizi i afron njerëzit dhe i bën shokë për ti goditur më pas..

Video: