Prishet fejesa e djalit të Ardit Gjebresë me vajzën e biznesmenit? Dyshimet që zbuluan ndarjen që po mbahet sekret

Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.

Djali i Ardit Gjebreas, Jon u fejua në vitin 2018 me partneren Merlin. Lidhja e tyre ishte shumë private deri në momentin kur të rinjtë morën hapin e madh.

Dy vite pas fejesës dyshja i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Nga ajo çfarë mund të shohim nga rrjetet sociale, Merlin dhe Jon tanimë nuk janë më bashkë. Në profilin e saj në rrjetet sociale, Merlin ka larguar çdo foto që kishte me Jonin, dhe duhet thënë që nuk ishin të pakta.

Merlin gjithashtu ka hequr nga gishti edhe unazën e fejesës, të cilën vetë djali i moderatorit e zbuloi për ndjekësit në rrjetet sociale kur ajo i tha “Po”.

Nga ana tjetër, Jon Gjebrea ka mbyllur “Instagram”-in e vjetër ku kishte foto me të fejuarën e tij, dhe duket se në “Instagram”-in e ri zgjedh të ketë ndjekës vetëm njerëzit e njohur, duke larguar kështu vëmendjen nga kjo ndarje pa shumë zhurmë. Ndërkaq dy të rinjtë kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Kujtojmë se, menjëherë pas fejesës, Jon dhe Merlin u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj.

(A.B)/Dosja.al