Priscilla Presley shfaqet në publik, si duket 76 vjecarja pas shumë operacioneve plastike!
Priscilla Presley ishte një prej personazheve të njohur që ranë në sy në eventin e Met Gala. Ish bashkëshortja e Elvis Presley-t pozoi në krah të aktorit të ri që interpreton mbretin e e rock&roll në filmin më të ri mbi jetën e artistit.
Priscilla 76 vjecare e lavdëroi Austin Butler, djaloshi që luan Presleyn në këtë film. E veshur me të zeza, dhe një rreth të madh në kokë në të njëjtën ngjyrë, ajo kishte një pamje disi të zymtë, thonë mediat rozë, kombinim ky që i ngjante më shumë atij të një varrimi.
Edhe pse ka mbetur një femër elegante, operacionet e shumta estetike kanë lënë gjurmë në fytyrën e saj. E mësuar të radhitet mes grave më të bukura të botës, Priscilla nuk arriti të pajtohej me idenë e plakjes dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve të njëpasnjëshme.
Në të kaluarën, ajo ka rrëfyer se ka pasur edhe operacione të passuksesshme, të realizuara nga persona të pakualifikuar.