“Prindërit marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale”, habit Aulona Musta: Kjo mënyrë e shëmtuar përkëdhelie është pedofili!
Moderatorja Aulona Musta ka habitur sot me një deklaratë, teksa ka folur për abuzimet seksuale ndaj të miturve, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik.
E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” Aulona u shpreh se mënyra se si prindërit shqiptarë i përkëdhelin fëmijët duke i puthur në organet gjenitale është pedofili.
“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili”, u shpreh Aulona.