
Prindërit i kërkojnë publikisht falje, Marsela Çibukaj nuk i mban dot lotët
E ftuar në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, në rubrikën “Ka një mesazh pë ty”, këngëtarja Marsela Çibukaj ka marrë disa surpriza, mes tyre edhe nga prindërit e saj.
Ata i kërkuan publikisht falje Marselës, pasi nuk e kanë kuptuar talentin e saj që në fillim.
Babai i Marselës, Vladimir: Marsela, të keqen babi! Babi në fillim nuk e kuptoi që ti kishe pasion për muzikën, meqë ishe e shkëlqyer në shkollë mendoja që të bëheshe një avokate.
Nëna e Marselës, Adelina: Marsela, edhe mami të kërkon falje zemër, sepse asnjëherë s’të kemi kuptuar! Ia vlejti me gjithë mend ajo zhurma e vogël që ti bëje nëpër shtëpi. Jo vetëm kaq, por në pushimet verore ti mundoheshe të punoje për të blerë një instrument, kështu që zhurma u shumëfishua në shtëpinë tonë. Por ia ka vlejtur me gjithë mend ajo zhurmë, sepse arrite atje ku je sot. Ne jemi shumë krenarë për ty, shpirt i mamit. Të urojmë suksese dhe jemi prindërit më të lumtur në botë.
Këngëtarja u përlot nga surpriza dhe i quajti prindërit e saj të mrekullueshëm.