Prindër për herë të parë/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Kiarës dhe Luizit?!
Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse çifti nuk është prononcuar ende në lidhje me këtë, burime për revistën “Who”, theksojnë se ditën e djeshme është organizuar një ‘baby gender’, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes, e cila është vajzë.
Kujtojmë se Luizi dhe Kiara ishin ‘prindër’ të një bebeje kukull gjatë “Big Brother Vip Albania 2″, ku shkaktuan mjaft të qeshura në rrjetet sociale. Tashmë Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër të vertetë. Kiara vazhdon të moderojë emisionin “DWTS Fan Club”, që e shoqëron publikun çdo të diel në Top Channel, ndërsa Luizi vazhdon të shijojë sukseset e premierës së filmit ”Në Kuadër Të Dashurisë”.
Rikujtojmë se, Kiara së fundmi ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj i episodit të kaluar të “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Ama ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se Kiara nuk ka vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit. E para se të nisin aludimet se çifit është ndarë, Luizi ka qenë ai që ka komentuar duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin.
A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?
View this post on Instagram
Top Albania Radio