Prindër për herë të dytë, bashkëshortja e Lorikut publikon pamjen e ëmbël me të bijën

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica me 17 janar janë bekuar me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, të cilën e pagezuan me emrin Enkeleida.

Ish-kapiteni i Kombëtares nuk ka publikuar ende një foto të vogëlushes në rrjete sociale, por mami Monica nuk ka duruar dot.
Ditën e sotme, ajo ka ndarë me njekësit e saj një Instastory, ku duket se po kalon një moment të ëmbël me vajzën e saj, dorën e vogël të se cilës e mban në gjoks.

Lorik-2
Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Wake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.