‘Princi i Bel-Air’, tashmë në një dramë

Një nga seritë e të viteve ’90, The Prince of Bel-Air, me rolin e Will Smith, po kthehet si ripunim.

Versioni i ri do të bazohet në një trailer viral në YouTube i cili parashikonte serinë e re si një dramë serioze dhe të errët.

Will është duke punuar në seri me Morgan Cooper, njeriu që e bëri këtë trailer vitin e kaluar.

“Smith tha që kjo është një ide e shkëlqyer, “një version dramatik i Princit të Bel-Air për brezat e rinj”.“Kompania e Smith, Westbrook Studios, do ta realizojë rikthimin me Universal TV, ndërsa Netflix, HBO Max dhe Peacock janë mes platformave që janë vënë në garë për ta transmetuar atë”, shkruan Hollivud Reporter.

Krijuesit e serialit, Andy dhe Susan Borowitz do të jenë prodhues ekzekutiv, ashtu si Smith, por edhe prodhuesit e origjinalit: Quincy Jones dhe Benny Medina.