Princi Harry dhe Meghan Markle hapin Instagram, thyejnë rekord me ndjekësit
Meghan Markle është rikthyer në Instagram që të shpërndajë punën e saj bamirëse dhe ngjarjet e veçanta të Dukeshës. Por prezenca e saj në media sociale ka nxitur pak drama, njofton Klan Kosova. Princi Harry dhe Meghan bënë të ditur llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram më 2 prill. Ata thonë se është një hapësirë e mirë për të njoftuar punën që shtymë përpara, kazuat dhe mundësinë për të ndriçuar rastet kyçe. Dhe ndërkohë që ata kanë thyer për arritjen e një milion ndjekësve në kohën më të shpejtë, ata thuhet se kanë fituar disa pasues jo aq të ngazëllyer. Llogaria e tyre ka rekordin botëror të Guinness për arritjen e 1 milion ndjekësve në një kohë tepër të shpejtë, fiks pesë orë e dyzet e pesë minuta, për të qenë të saktë./Klan Kosova