Prince Charles fotografohet me duar të enjtura, fotografët dyshojnë për një sëmundje
Mbreti i ardhshëm ka bërë fansat mbretërorë të shqetësohen se ai mund të vuajë nga një sëmundje shqetësuese.
Princi Charles u fotografua së fundmi me duar jashtëzakonisht të ënjtura, dhe i bëri të gjithë të pyesnin veten nëse sëmundja e Covid-19 e kishte lënë pasoja.
Nuk është hera e parë që Charles është parë me këtë ndryshim.
Ndërsa vizituan Indinë në Nëntorin e kaluar, fansat dhe fotografët panë të njëjtën gjë, duar të fryra dhe të kuqe.
Princi po merrte pjesë në një takim në Gurudëara Bangla Sahib – një shtëpi e adhurimit Sikh – për të festuar 550-vjetorin e lindjes së Guru Nanak, kur fotografët kapën ndryshimin e duarve të tij.
Edhe pse nuk është e qartë nëse Charles ka ndonjë shqetësim themelor të shëndetit, këmbët e fryra dhe duart shkaktohen dhe nga fluturimet e gjata dhe në fotografitë në Indi ai kishte udhëtuar për 9 orë.
Familja mbretërore ende nuk ka dhënë një lajmërim zyrtar rreth kësaj situate që ka shqetësuar të gjithë.