Princ Leka publikon foto me vajzën për 1 Qershorin, të shkrepura nga partnerja e re

Në këtë ditë të veçantë Princ Leka ka postuar mjaft të ëmbla dhe plot emocion me vogëlushen e tij, Geraldinën.

Duke bërë një urim për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët, Leka ka postuar disa fotografi me vogëlushen të shkrepura nga partnerja e tij më e re të cilën e ka etiketuar në postim, Blerta Celibashin.

“Duke festuar me vajzën time Geraldinë, ju dërgojmë urimet tona të përzemërta të gjithë fëmijëve të kombit tonë. Gëzuar 1 Qershorin!”-shkruan Princ Leka.

Balkanweb