Princ Harry u “detyrua” të martohej me Meghan Markle?

Kohët e fundit kanë filluar të qarkullojnë thashetheme sa i përket martesës së Princ Harry dhe Meghan Markle.

Komentuesi i lajmeve mbretërore, Duncan Larcombe ka rikthyer në vëmendje historinë e flirtimit mes Princ Harry dhe Pippa Middelton, motra e Kate Middelton.

Harry-2

Duke folur për Digital Fabulous, ai tha: “Pas dasmës mbretërore mes Kate dhe Princ William, ka plasur një diskutim se ka pasur diçka romantike midis Harry dhe Pippa, e cila ishte e pasaktë”.

Duncan vuri në dukje se dy gratë janë shumë të ngjashme, në karakter, veshje, stil por edhe në interesat që ato kanë. Ai ka arritur deri aty sa ta quajë Meghan një “riprodhim” të Pippa Middelton.

Harry-3

A mund të ketë qenë kjo arsyeja që Princ Harry kërkoi dhe gjeti një femër të ngjashme me Pippa, për shkak se nuk mund të martohej kurrë me të?

Kjo nuk mund të dihet, por gjithsesi Meghan ka pasur mundësi të njihet me Pippën shumë herët, por edhe së fundi janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës në një ndeshje tenisi.

Harry-4

Meghan Markle u ftua në dasmën e Pippa në 2017, por ajo mbeti në hije për të mos rrëmbyer vëmendjen nga nusja.

Ajo mori pjesë vetëm në festimet në mbrëmje në shtëpinë e Middleton në Bucklebury./Gazeta Liberale