Princ Harry bie nga kali, ja gjendja e tij shëndetësore

Princi Harry u rrëzua nga kali përpara miqve të tij teksa po merrte pjesë në një garë me kuaj në Kaliforni.

Duka i Sussex-it nuk u dëmtua nga incidenti, por duket se ishte një ogur i keq pasi ‘Los Padres’ humbi ndeshjen 12-11. Harry u pa duke u shoqëruar me miqtë, duke përfshirë Katharine McPhee, bashkëshortin e saj kompozitor David Foster dhe djalin e tyre të vogël Rennie. Foster, i cili është vetëm një vit më i ri se Princi Charles, është përshkruar nga disa si një baba i dytë për Harry. Princi dihet se ka një marrëdhënie të tensionuar me Princin e Uellsit dhe vëllain e tij William, pasi ai dhe Meghan u larguan nga Familja Mbretërore.

Charles ka rënë gjithashtu disa herë nga kali duke thyer krahun në një rast teksa në një tjetër në Zelandën e Re, ai u rrëzua gjatë një udhëtimi 6-javor tre herë. Dje Harry i qeshur, por i djersitur nga sikleti, u pa duke u mbajtur nga gruaja e shokut të skuadrës Nacho Figueras, Delfina. Në fotot e siguruara nga paparacët ai shihet në tokë i rrëzuar dhe më pas duke ecur.

Princi iu bashkua ekipit të Los Padres këtë vit, pasi kishte luajtur këtë sport për pjesën më të madhe të jetës së tij në Mbretërinë e Bashkuar me vëllain e tij të madh.