Prezevativët futen dhe në fushën e modës
Adhuruesit e modës, mendonin se i kishin parë të gjithë. Julia Fox ju vwrtetoi tw kundwrtwn. Kampionia e veshjeve të bëra vetë ka shëtitur rrugëve të Los Anxhelosit me një nga veshjet e saj më provokuese, por paradoksalisht edhe një nga më të “matshmet”. Aktorja italo-amerikane ka shfaqur një set të përbërë nga një top, çantë dhe çizme të punuara tërësisht me prezervativë, duke nisur mesazhin e saj për seksin me një veshje që është e pamundur të mos vihet re.
Julia Fox e kompletoi look-un me një minifund të montuar dhe një palë doreza latex që nënvizuan më tej qëllimin e saj. Në rrugët e L.A., aktorja e “Diamonds in the Rough” ka kombinuar biznesin me kënaqësinë duke treguar kreativitetin e saj të pakrahasueshëm dhe duke promovuar seksin e sigurt me qasjen e saj tipike ironike dhe asnjëherë banale. E ekzagjeruar apo e jo?