Prezantuesja shqiptare rrëzohet live në mes të skenës (Video)

Një nga pjesëmarrëset në spektaklin e kërcimit ‘Dance with me’ është edhe prezantuesja e njohur Stela Kotri. Ajo kërcen me Valer Kolnikajn. Në puntatën e fundit, Stelës i ka ndodhur e papritura.

Stela-2

Në hapjen e spektaklit, prezantuesen i ka rrëshkitur këmba dhe është rrëzuar në skenë. Kjo e papritur është marrë me sportivitet nga Stela. Ka qenë vetë ajo që e ka publikuar videon në ‘Instagram’.

“Dhe mbrëmja nisi ashtu siç duhet me një prezantim spektakolar. Valer pasi më le të bie si zonjë, të paktën më ringrite me dinjitet”, shkruan Stela me humor përkrah videos.