Prezantuesja italiane bën punë shpie si amvisat shqiptare, shikoni si i lan xhamat Mara Venier
Prezantuesja e njohur italiane, Mara Venier ka çuditur ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, me një video ku shfaqet “e varur” në dritaren e shtëpisë tek pastron xhamat. Duket se prezantuesja e famshme nuk bën asnjë dallim nga amvisat e përkushtuara shqiptare, pasi dëshiron ta pastrojë vetë shtëpinë edhe pse i ka padyshim mundësitë që të punësojë një kujdestare. Ajo shihet gjithë përkushtim tek pastron xhamat e banesës së saj në Romë të Italisë, që ndodhet në një lartësi që ndoshta i vë dhe jetën në rrezik. Mara Venier është aktore dhe prezantuese me famë në Itali, e cila ka një karrierë të shkëlqyer që nga viti 1971. Ajo është nëna e dy fëmijëve, Elisabetta Ferracini dhe Paolo Capponi.