Prezantuesja me famë botërore maskohet si Luana Vjollca për “Halloween”

Ditën e sotme në të gjithë botën festohet “Halloween”. Kjo festë në simbol ka të frikshmen dhe vëmendjen kryesore e rrëmbejnë personazhet e famshëm. Në këtë ditë ata imitojnë personazhe realë, të animuar ose krijojnë nga imagjinata e tyre. Një nga personazhet që ka zgjedhur të bëhet pjesë e festës është edhe prezantuesja me famë botërore Ellen DeGeneres, e cila ka bërë një ndryshim drastik. Ajo ka zgjedhur të maskohet si një vajzë bionde, me dekolte të hapur dhe forma bombastike. Në përshkrim të fotos shkruan: “Gjejeni kush jam unë?”, shkruan Who. Kjo foto duket se ka rënë në sy të moderatores seksi shqiptare, Luana Vjollca, e cila ka komentuar pa e menduar dy herë. “Unë”, shkruan ajo.