Prezantuesi i “Fiks Fare” baba për herë të parë, publikon fotot e ëmbla

Prej vitesh, Dorian Ramaliu po shijon romancën me partneren e tij Iva Vaqari. Sëfundmi prezantuesi i “Fiks Fare” është treguar edhe më i hapur për lidhjen e tyre dhe në fillim të këtij viti lajmëroi përmes një fotoje në Instagram se me bukuroshen bionde është fejuar. Ndërkohë sot, moderatori dhe aktori i njohur ka dhënë një lajm shumë të bukur në rrjetin social. Ai ka njoftuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Dori ka publikuar fotot më të ëmbla me Ivën ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur bashkë me fletën e ekos krahë tij në shtëpinë e tyre. Ndërkohë ai i ka bërë edhe një dedikim romantik.

“Të bekuar nga Zoti, dhe më të lumtur se kurrë! Iva Vaqari Të dua akoma më shumë”, shkruan Dori në postim.

News31