Prezantuesi i famshëm u drejtohet pasanikëve që ankohen në vilat luksoze me pishina: Mos t’ju dëgjoj më…ata janë me plagë

Komediani 58 vjeçar ka thumbuar të gjithë ata që ankohen brenda rezidencave të tyre me gjithë të mirat.

Prezantuesi dhe komediani i famshëm Ricky Gervais nuk dëshiron të dëgjojë milionerë në pallatet e tyre ‘mbretërore” që ankohen se po vuajnë izolimin, ndërsa punonjësit e NHS-së ndodhen në vijën e parë të frontit, duke luftuar pandeminë e koronavirusit.

Komediani 58 vjeçar ka thumbuar të gjithë ata që ankohen brenda rezidencave të tyre me gjithë të mirat. Duke argumentuar se ka të tjerë, që rrezikojnë jetën e tyre për t’i mbajtur të gjithë të sigurt, Ricky ka shprehur revoltën e tij ndaj të pasurve që ankohen për periudhën e karantinimit.

“Pas përfundimit të kësaj, nuk dua të dëgjoj kurrë njerëz që ankohen për gjendjen e mirëqenies përsëri, nuk dua të dëgjoj kurrë njerëz që ankohen për infermierët përsëri. Këta po qëndrojnë 14 orë në turn dhe nuk ankohen. Veshin maskë dhe mbeten me plagë, pasi rrezikojnë në mënyrët të vetëmohueshme shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjarëve. Por pastaj sheh ndonjë që ankohet se përse është izoluar në një vilë luksoze me pishinë. Dhe, sinqerisht, nuk dua të dëgjoj më nga këto”,- është shprehur prezantuesi dhe komediani Ricky Gervais.

Burimi: Metro.uk

R.L/Dosja.al