Presidenti Rugova kishte lënë amanet emrat, stilistja e njohur Blerina ndan një histori emocionale
Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova ka ndarë së fundmi një moment të veçantë dhe emocional në intervistën e saj te emisioni ”Rudina”, ku ka folur për rëndësinë e familjes dhe trashëgimisë së emrave në familjen e saj.
Ajo tregoi se emrat e dy nipave të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ariani dhe Leka, janë zgjedhur me një domethënie të thellë. Stilistja theksoi se këto emra janë lënë amanet nga vetë Rugova, i cili besonte se Aleksandri i Madh (Leka) ishte shqiptar dhe dëshironte që nipat e tij të mbanin emrat Arian dhe Lekë.
“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte se Leka (Aleksandri i Madh) është shqiptar dhe na la amanet që nipat e tij të quheshin Arian dhe Lekë. Kur lindi Ariani, unë thashë thjesht ‘Ky ka lindur me emër’, sepse Mendimi kishte një listë me emra, por unë e dija që ai emër ishte i zgjedhur që më parë”, u shpreh Blerina emocionuar.